Dividenti social në Greqi – Tsipras: 1.4 mld euro për personat e goditur nga masat shtrënguese
Greqia do të shpërndajë 1.4 miliardë euro në divident social ndaj pensionistëve dhe personave të tjerë që kanë patur ndikimin më të madh nga masat shtrënguese të vendit, tha Kryeministri Alexis Tsipras. Kjo para do të mundësohet për shkak se vendi ka thyer objektivin e sufiçitit primar për 2017-ën, në 1.75% të Produktit Të Brendshëm Bruto.
Qeveria e majtë e kryeministrit shpreson se pas 7 viteve të krizës, performanca fiskale e Greqisë do të mbështesë daljen nga programet e shpëtimit të Europës në Gusht të 2018-ës, kur paketa aktuale të përfundojë.
“Për të dytin vit, ne jemi në pozitën për të shpërndarë divident social ndaj njerëzve që i duhet më shumë. Me një përgatitje më të mirë këtë vit, ne do të jemi në gjendje të paguajnë një shumë akoma më të madhe”, tha Tsipras.
Vitin e kaluar, kryeministri lajmëroi se shteti do të paguante 600 milionë euro ndaj pensionistëve me të ardhura të ulëta, një lëvizje që irritoi huadhënësit ndërkombëtarë. Këtë vit, shpërndarja është miratuar në parim nga huadhënësit, të cilët po rishikojnë progresin e Greqisë me kushtet e programit të shpëtimit. Kreditorët pritet të takohen në Athinë këtë muaj, për të rinisur bisedimet mbi objektivat fiskalë dhe reformat.
Tsipras tha se rreth 720 milionë euro do të shpërndahen deri në mes të Dhjetorit ndaj 3.4 milionë grekëve si një benefit i njëhershëm, bazuar në kriteret e të ardhurave dhe përmasat e ekonomive familjare. Një pjesë prej 315 milionë euro do të shkojë për pensionistët, për të kompensuar pagesat e padrejta të kontributit të shëndetësisë në periudhën 2012-2016 dhe pjesa e mbetur prej 360 miliopnë euro do të paguhet ndaj kompanisë më të madhe të energjisë në vend, Public Power Corporation, për të parandaluar rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.