“Divorci”/E-Bay, jo me Paypal për blerjet!
EBay është duke e hequr dorë nga PayPal-i si procesori kryesor i pagesave. Njerëzit që bëjnë blerje në Ebay, do të mund të bëjnë transaksion pa dalë nga faqja e shitësit nga ana tjetër do të kenë më pak kosto, raporton BBC.
EBay ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Adyen” për të procesuar pagesat, por blerësit do të mund të vijojnë ta përdorin PayPal te kjo platformë deri në vitin 2020.
Kompania e tregtisë online ka deklaruar se marrëveshja e bashkëpunimit me Paypal “nuk është zgjatur e nuk do të zgjatet”. Kompania me bazë në Amsterdam Adyen ka një numër më të madh të klientëve me profil të lartë si Uber, Netflix e Easyjet e po njeh rritje të vazhdueshme të fitimeve.
SCAN Online
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.