Dixhitalizohen më tej bankat tregtare – Rama: Ulen kostot dhe procedurat për qytetarët e bizneset
Shërbimet që ofrojnë bankat tregtare në vend do të hyjnë në rrugën e dizhitalizimit duke reduktuar radhët dhe kostot për qytetarët. Kryeministri Edi Rama u shpreh se pas transformimit të shërbimeve shtetërore, duke mbyllur sportelet fizike, kjo nismë do të ndiqet edhe bankat.
Rama u shpreh se aktualisht është ngritur një grup pune me Bankën e Shqipërisë i cili do të thjeshtojë procedurat e reduktojë dokumentet shoqëruese që jeta e qytetarëve dhe bizneseve të lehtësohet.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se kjo nismë synon rritjen e përfshirjes financiare dhe të pagesave elektronike.
“Ju e keni ebanking dhe këtë do ta harmonizojmë me ealbania, kjo nuk është barre por është interes biznesi, dixhitalizimi i shërbimit te pagesave është edhe ne funksion te uljes se kostove,” u shpreh ai.
Ndërsa drejtoresha e AKSH, theksoi se harmonizimi i sistemeve bankare me e-albania do të lehtësonte kryerjen e procedurave nga qytetarët dhe bizneset. Sipas saj, dixhitalizimi i shërbimeve shtetërore u ka kursyer qytetarëve dhe bizneseve afro 7.1 milionë euro përmes reduktimit të pagesave.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.