“Do rrisim investimet në Shqipëri” – Kreu i Asamblesë Turke, Sentop: Spitali i Fierit, angazhim i Erdogan
Kreu i asamblesë së Madhe të Turqisë zoti Mustafa Sentop, në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri ka folur për investimet turke në vend, por edhe spitalin rajonal të Fierit.
Sentop tha se Turqia do të vijojë të rrisë investimet në Shqipëri, pasi e konsideron një vend ndryshe nga të tjerët për shkak të raporteve.
Në lidhje me ndërtimin e spitalit të Fierit, ai tha se ishte një angazhim direkt i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Gjatë vizitës në Tiranë, Sentop tha se në qytetin e Vlorës pritet gjithashtu të hapet një konsullatë e Turqisë, dhe së raportet mes vendeve do të forcohen akoma edhe më shumë.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.