“Do të rrisim pagat e mësuesve”, Rama: Mësimi online dhe në televizion, risi që do të vijojë

Pas mjekëve, kryeministri Edi Rama paralajmëron rritje të pagave të mësueve vitin që vjen. Lajmin e ka dhënë vetë kreu I qeverisë gjatë një takimi me mësues në kryeministri në shenjë falenderimi.
“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri. Kjo besoj se është shumë e merituar, dhe ne duhet të bëjmë më shumë se sa për tërësinë.”
Më Rama foli edhe për mësimin online dhe nëpërmjet televizionit, ku deklaroj se ishte një sfidë e vërtetë, por janë duke u parë mundësitë për ta cuar para këtë ide.
“Jemi në gjendje të ofrojmë një rrugë alternative mësimi për të gjithë nxënësit, sidomos në kushtet e sotme, kur procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe familjeve. Ne e dimë se me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete. Por duke vlerësuar nga ekspertët këtë vendim dhe duke parë vendet e tjera, e pamë që mbyllja e shkollave ishte një lajm i keq dhe do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët, me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisim deri në fund. “RTSH shkolla” ka një vlerë të madhe, jo thjesht për shkak të kësaj situate, që nuk e dimë kur do të mbarojë, por për dy aspekte të tjera: mundësia që i jepet çdo nxënësi kudo në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë, si dhe të plotësojë bindjen e vet për lëndë të caktuara, pasi mësimi do të jepet nga mësues të kalibrit të lartë.”
Ministria e arsimit gjithashtu ka publikuar protokollet e sigurisë për fillimin e vitit të ti shkollor që do të nisë në 14 shtator.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.