Dobësitë e ngadalësimit të ekonomisë – Ekspertët: Kambanë alarmi, parashikimet pesimiste
Rritja ekonomike prej 2.2 për qind në 3 muajt e parë të vitit, thuajse sa gjysma e parashikimeve të bëra nga qeveria, reflekton dobësitë që ka në tërësi ekonomia shqiptare. Ekspertët e ekonomisë, shprehen për TV SCAN se këto të dhëna nuk duhen trajtuar si sezonale, por duhet të jenë kambanë alarmi.
Ndërkaq, nuk shprehen optimist edhe për muajt në vazhdim, duke pasur parasysh pasojat e krizës politike në disa sektorë dhe kryesisht në turizëm.
INSTAT publikoi pak ditë më parë të dhënat, të cilat u komentuan si të kënaqshme dhe sezonale nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Rritja ekonomike është parashikuar nga qeveria në nivelin rreth 4.3 për vitin 2019.
Elisabeta Dosku /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.