Dogana e kap me 9 kg duhan të grirë, procedohet për kontrabandë! Pakot kishin pulla fiskale por nuk ishin deklaruar
Strukturat e Administratës Doganore të Degës Kapshticë në Korçë kanë sekuestruar 9 kilogramë duhan të grire, që pretendonin ta kalonin kontrabandë.
“Bazuar në analizën e riskut nga ana e strukturave doganore është dërguar në vijën e dytë të kontrollit automjeti i tipit Nissan drejtuar nga shtetasi me inicialet I.B. Mjeti u përzgjodh me risk dhe u dërgua për të kryer skanim. Nga kryerja e skanerit mjeti u markua me të kuq në pjesën e dyerve të pasme. Në bashkëpunim me policinë kufitare mjeti u çmontua në magazine. Nga kontrolli i plotë fizik u gjeten të fshehura në pjesën e brendshme të dyerve të pasme 360 pako me duhan të grire nga 25 gram secila. Edhe pse ato dispononin pulla të rregullta fiskale, nuk janë deklaruar në doganë, çka bazuar në nenin 266 të Kodit Doganor, klasifikohet si kontrabandë” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Pas këtij konstatimi, është ndaluar nga strukturat doganore shoferi I.B. ndërsa procedurat i kanë kaluar për ndjekje policisë gjyqësore të rrethit Korçë, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të Kodit Penal .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.