Dogana tejkalon projeksionet buxhetore – Të ardhurat, 8 milionë euro më shumë

Dogana e Kosovës ka treguar performacë të mirë në arkëtimin e të ardhurave. Sot dogana ka tejkaluar projeksionet buxhetore, me afro 8 milionë euro më shumë.
“Krahasimi mes viteve 2016 dhe 2017, në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5.2% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 35 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana mblodhi 678.3 milionë euro, ndërsa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milion euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Institucioni bën një thirrje për qytetarët.
“Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.”, thuhet në njoftim
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.