Doganat bllokojnë një sasi të madhe vere – Arrestohen shtetasit, gjobiten me mbi 3.2 mln lekë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në përpjekje për të kaluar kontrabandë një sasi të madhe vere. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtoria e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D. V. P. Durrës , kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet A.M dhe Ç. B.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi më datë 26.12.2018, në kamionin që drejtohej nga shtetasi A. M, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me ambalazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qenë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor në shumën 1 087 275 lekë.
Sipas njoftimit të Doganave, subjekti u penalizua edhe me shumën 3 261 825 leke. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale të parashikuara nga neni 172, të K. Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.