Doganat takim në Tiranë – Ikonomi: Bashkëpunimi rajonal është një proces i pandalshëm
Bashkëpunimi rajonal dhe përballimi i sfidave të përbashkëta nga Administrata Doganore Rajonale ishin edhe çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit rajonal në Tiranë. Ky i fundit u zhvillua më datë 5-6 dhjetor dhe vendet që morën pjesë ishin Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Turqia, Maqedonia, Kosova dhe Bosnje Hecergovina.
Ndërsa deklaroi se bashkëpunimi në fushën doganore tashmë është një proces i vazhdueshëm dhe i pandalshëm, drejtoresha DPDSH, Belinda Ikonomi, tha se ky takim ofroi mundësi për të diskutuar mbi bashkëpunimin potencial rajonal, shkëmbimin e informacionit, trajnimin/operacionet e përbashkëta si dhe krijimin e analizave të përbashkëta për profile risku.
Ndërsa cilësoi si sfida të përbashkëta luftën ndaj terrorizmit, trafikun e drogë, pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Ambiciet e përbashkëta në kuadër të tregtisë së lirë por edhe në krijimin e kufijve më të sigurt ishin po ashtu dy çështje të tjera që u adresuan në këtë takim, i cili vjen si vijimësi e bashkëpunimeve midis strukturave administrative por edhe në kuadër të programeve të implementuara nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.