Dogecoin, meme që arriti miliarda / Është rritur me mbi 800% në muajin e fundit duke habitur investitorët

Vlera e kriptovalutës Dogecoin është rritur me mbi 800% në muajin e fundit, duke habitur lojtarët e industrisë dhe investitorët. Çmimi i dogecoin është rritur që prej fundit të Janarit, duke e bërë kriptovalutën e katërt më të madhe në botë. Sipas ekspertëve, rritja e fundit e çmimit vjen nga postimet e shpeshta në rrjete sociale të ekzekutivit të Tesla, Elon Musk.
Analistët thonë se faktorët që po e nxisin janë humori pozitiv për të gjithë tregun e kriptovalutave, si dhe fakti që nisi si një shaka, një meme në internet, ndërkohë që shumë persona të famshëm janë të gatshëm për të thënë diçka për komunitetin e dogecoin. Duke marrë parasysh rritjen eksponenciale, ekspertët paralajmërojnë për një kolaps të vlerës. Komentet e Elon Musk për Dogecoin gjatë prezantimit të shfaqjes “Saturday Night Live”, nxitën një rënie me 40% të kriptovalutës. Valuta tjetër më popullore, Bitcoin, po performon gjithashtu dobët, pasi preku 60,000 dollarë në muajin Prill. Sipas analistëve, kjo përbën një shenjë tipike që po vjen faza e fundit e optimizmit në treg.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.