Dokumenti/Rritet numri i punonjësve me kontratë – Ja si renditen sipas institucioneve
Për vitin 2018, administrata e qeverisjes qendrore do të ketë 1752 punonjës dhe praktikantë me kontratë të përkohshme.
Në fillim të vitit 2017 numri i punonjësve me kontratë të përkohshme numëronte 1723 persona, çka nënkupton se ka një rritje prej 29 punonjësish. Kjo shtesë është e shpërndarë në mënyrë të barabartë në pothuajse të gjitha institucionet, për shkak edhe të reformimit të ministrive dhe funksioneve të reja që ato kanë marrë.
Pjesa më e madhe e këtyre punonjësve i takojnë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, konkretisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me 300 punonjës në shërbime.
Po ashtu, një numër të lartë punonjësish me kontratë do të ketë edhe ALUIZNI, me 460 punonjës. Ndërkohë, ditën e martë, kreu i ALUIZNI, Artan Lame, shpalli 200 vende të lira pune në të tre institucionet e pronësisë.
Vendimi i cili është miratuar disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave ka hyrë në fuqi pas botimit të tij ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare.”
Për të parë listën e punonjësve sipas institucionit dhe profesionit së bashku me orët e punës dhe llojet e kontratës, mund të lexoni dokumentin e mëposhtëm:
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.