Dollari amerikan fiton rreth 1 pikë Brenda natës ndërsa Paundi britanik dobësohet ndjeshëm!

Dollari amerikan ka fituar gati 1 pikë Brenda natës krahasuar me ditën e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes me 112.7 lekë dhe është shitur me 113.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa blihet këtë të mërkurë me 120.3 lekë dhe shitet me 120.9 lekë në raport me një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje me 0.6 pikë nga dita e djeshme pasi blihet sot me 116.8 lekë dhe shitet me 117.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik është valuta e vetme ndër ato kryesore që ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 141.6 lekë dhe shitet me 143 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.