Dollari dhe Franga forcohen ndjeshëm ndërsa Euro humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje në raport me ditën e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 111.1 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës këtë të enjte teksa është blerë sot me 118.6 lekë dhe është shitur me 119.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e mërkurë blihet sot me122.1 lekë dhe shitet me 122.9 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik nuk ka shënuar lëvizje të vlerës por vijon të ruaj të njëjtat sikurse edhe dje duke u blerë sot me 146 lekë dhe duke u shitur me 147 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.