Dollari shtyn çmimet – Nafta në rritje, por në treg ka shqetësime

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke iu larguar disi niveleve rekord minimale. Trendi merr shtysë kryesisht nga dobësimi i më tejshëm i dollarit amerikan.
Sa i përket situatës në treg, në Shtetet e Bashkuara prodhimi vijon të rritet ndjeshëm, çka do të thotë se rritja e çmimeve orët e para të së martës është thjesht një efekt i përkohshëm në bursë. Në çelje të sesionit të sotëm nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.93 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.93 dollarëve për fuçi.
Hendeku mes dy benchmarkëve kryesorë ka prekur atë të 3 dollarëve. Kur dollari amerikan dobësohet, investitorët tërheqin paratë e tyre nga tregjet e këmbimit valutor dhe i investojnë në streha të sigurta, si ari. Nga ana tjetër, dobësimi i dollarit e bën naftën më të lirë për vendet me valutë, çka nxit edhe kërkesën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.