Dollari vijon forcimin – Jeni japonez prek nivelin më të ulët në 2 dekadat e fundit

Euro po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, në raport me dollarin amerikan, ndërsa jeni japonez ka prekur nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit. Investitorët po presin disa të dhëna ekonomike në SHBA dhe në Europë, që pritet të publikohen gjatë kësaj jave.
Dollari amerikan u rrit deri në 127.4 jen, që është niveli më i lartë që nga maji i vitit 2002, ndërsa gjatë këtij muaji është rritur me rreth 4.5%. Edhe indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare ka zgjeruar fitimet, duke u rritur deri në 100.8. Euro po tregtohet në rreth 1.0770 dollarë dhe po teston nivelin e rezistencës, që njëkohësisht është niveli më i ulët në 2 vitet e fundit, prej 1.0756.
Përsa i përket luftës në Ukrainë, zyrtarët në Kiev thanë se Rusia ka filluar një ofensivë të re në lindje të vendit. Në tregun e kriptivalutave, bitcoin është rritur gjatë ditës së sotme, duke prekur sërish nivelin 40 mijë dollarëve. Ndërsa ethereum po tregtohet në mbi 3 mijë dollarë.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.