Donald Trump godet dëshminë e Comey: “Deklarata të rreme dhe plot gënjeshtra!”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi sot pas deklaratave të djeshme të ish-shefit të FBI-së, James Comey përpara Komitetit të Inteligjencës në Senat, duke thënë se ajo ishte plot me ‘gënjeshtra”.
Përmes deklaratave, Trump godet dëshminë e Comey duke thënë se kishte kaq shumë “deklarata të rreme dhe gënjeshtra” por pretendon se ai është “plotësisht i përligjur”.
Despite so many false statements and lies, total and complete vindication…and WOW, Comey is a leaker!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 9, 2017
Ish-shefi i FBI, James Comey u shpreh dje gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan se Donald Trump nuk i ka kërkuar në mënyrë të prerë që të braktisë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij Michael Flynn.
Por, Comey i ka marrë fjalët e presidentit amerikan si një udhëzim, theksoi ai gjatë një dëshmie para një komisioni hetimor të Senatit të ngritur për çështjen e ndërhyrjeve të Trump mbi hetimet për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.