Donald Trump planifikon të deklarojë një emergjencë kombëtare
Presidenti Donald Trump planifikon të nënshkruajë një masë kompromisi të sigurisë kufitare dhe më pas të njoftojë se po përdor veprime ekzekutive, duke përfshirë këtu deklarimin e një emergjence kombëtare. Ai po planifikon të shpenzojë 8 miliardë dollarë për pengesat kufitare, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ky vendim mund të shkaktojë një mosmarrëveshje të re kushtetuese pasi presidenti po e tejkalon autoritetin e tij. Lajmi fillestar i vendimit të Trump erdhi përmes udhëheqësit së Senatit Mitch McConnell, i cili thotë se Trump pritet të njoftojë se do të përdorë veprime ekzekutive duke nxjerrë një sërë burimesh të ardhurash nga administrata për të ndihmuar financimin e ndërtimit të murit në kufi. Një deklaratë kombëtare emergjente pritet të jetë një pjesë e kësaj. Zyrtari konfirmoi se Presidenti do të njoftojë shumën totale që do të jetë në rangun prej 8 miliardë dollarësh, nga ku :
$ 1.375 miliardë do të merren nga projekt-ligji për ndarjet e sigurimit të brendshëm. Këto para nuk mund të përdoren për të ndërtuar një mur, por mund të përdoren për të ndërtuar lloje të tjera të barrierave kufitare për shkak të mënyrës se si është shkruar ligji. 600 milionë dollarë nga fondi i konfiskimit të drogës të Departamentit të Thesarit, nga 2.5 miliardë dollarë që janë në dispozicion nga programi i ndalimit të drogës i Departamentit të Mbrojtjes dhe së fundmi 3.5 miliard dollarë nga buxheti i ndërtimit ushtarak i Departamentit të Mbrojtjes, i cili do të kërkonte një emergjencë kombëtare.
‘’Kjo situatë do të sjellë një debat të mundshëm pas abuzimit të pushtetit presidencial dhe tejkalimin e mundshëm të ekzekutivit. Por presidenti është duke mbajtur premtimin e tij për të ndërtuar murin, për të mbrojtur kufirin dhe për të siguruar vendin tonë të madh”, shprehet Mitch McConnell.
Në vitin 2000, policia kufitare amerikane kapi më shumë se 1.6 milion njerëz që kalonin në mënyrë të paligjshme në Amerikë. Në vitin 2017 ata kapën më pak se 400,000. Më shumë nga kalimi i njerëzve janë familjet, përfshirë azilkërkuesit, rastet e të cilëve mund të duhen vite për të bërë rrugën e tyre përmes sistemit të mbingarkuar të emigracionit.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.