Dorëheqja e Theresa May, tashmë e ‘skeduluar’!
“Kryeministrja britanike, Theresa May nuk ka nevojë të përcaktojë një afat kohor për largimin e saj” – tha ditën e sotme ministri i burgjeve Robert Buckland, duke shtuar se udhëheqësja tashmë kishte njoftuar se do të largohej nga zyra pas fazës së parë të Brexit.
May, e cila ofroi të jepte dorëheqjen nëse marrëveshja e saj për largimin nga Bashkimi Europian nuk do të miratohej nga parlamenti, është nën presion për largimin e saj.
“Kryeministrja tha se do të largohej sapo faza e parë e Brexit të përfundojë” -tha Buckland duke shtuar se kjo do të thoshte pasi marrëveshja e dakorduar me BE në nëntor të ratifikohet nga parlamenti. “Nëse kjo mund të bëhet shpejt, atëherë ne e kemi tashmë atë plan të caktuar. Unë nuk mendoj se ajo ka nevojë për të thënë më shumë për këtë. Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë punën” -tha ai, duke shtuar se marrëveshja mund të miratohet në muajt e ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.