Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës Agron Tare! Mesazhi: “Ciao a tutti, belli e brutti”
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti. Nëpërmjet profilit të tij në Facebook Tare shkruan : “ Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”.
Në postimin e tij, Tare thotë se dorëheqja ka lidhje me vijimin e rrugëtimit të tij profesional.
“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.
Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!” shkruan në postimin e tij drejtori i dorëhequr.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.