DPSHTRR thirrje drejtuesve mbi përdorimin e celularit – Gjobë 5,000-15,000 Lekë, përsëritja 3 herë brenda vitit sjell pezullimin e leje drejtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në lidhje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
“Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ju shpërqendron duke rrezikuar jetën tuaj, të pasagjerëve apo përdoruesve të tjerë të rrugës! Mesazhet, fotot, videot e rrjetet sociale mund të presin! Shpërqendrimi më i vogël mund të rezultojë në pasoja fatale!” shkruan DPSHTRR në njoftim.
Kodi Rrugor parashikon gjobë 5,000-15,000 Lekë për drejtuesit e mjetit që përdorin celularin në timon! Në rast të përsëritjes së shkeljes 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.