DPT: 31 Marsi, afati i fundit për dorëzimin e Pasqyrave Financiare të vitit fiskal 2016

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike afatin për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2016.
Tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë brenda datës 31 Mars të vitit 2017, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim.
Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore brenda datës 31 Mars të vitit 2017, bilancin kontabël së bashku me anekset e tij. Kliko këtu për njoftimin e plotë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.