DPT: 48 studentë të ekselencës i bashkohen Administratës Tatimore
Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se 48 studentë të sapo diplomuar të ekselencës kanë filluar punë në Administratën Tatimore.
Sipas DPT, emërimi i studentëve u bë pas përfundimit të procesit përzgjedhës të pozicioneve të punës të zhvilluar nga Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të pikës 11, të vendimit nr.766, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave.
19 studentë janë emëruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në bazë të këtij vendimi ndërsa pjesa tjetër pranë Drejtorive Rajonale Tatimore.
DPT ka njoftuar se do vijojë t’i mbështesë jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës studentët tashmë të punësuar, por edhe në rritjen e tyre të mëtejshme profesionale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.