DPT bën bilancin javor/ Vazhdojnë shkeljet e legjislacionit – Në 439 kontrolle, konstatohen 51 shkelje tatimore
Sipas njoftimit të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, në bilancin javor të realizuar për periudhën e 13-19 shkurtit, në 439 kontrollet e ushtruara janë kosntatuar 51 shkelje të legjislacionit tatimor.
Gjithashtu DPT bën me dije se nga këto raste të shkeljes së legjislacionit tatimor:
- 6 subjekte rezultuan të paregjistruara;
- 9 tatimpagues u penalizuan për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 1 tatimpagues bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
- 10 tatimpagues rezultuan me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 3 subjekte “biznes i vogël” dhe 7 subjekte “biznes i madh”.
- 3 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 2 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
- 12 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.