DPT bën bilancin javor/ Vazhdojnë shkeljet e legjislacionit – Në 461 kontrolle, konstatohen 67 shkelje tatimore
Sipas njoftimit të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, në bilancin javor të realizuar për periudhën e 20-26 shkurtit, në 461 kontrollet e ushtruara janë konstatuar 67 shkelje të legjislacionit tatimor.
Gjithashtu DPT bën me dije se nga këto raste të shkeljes së legjislacionit tatimor:
- 6 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor, ndërsa 1 tatimpagues bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor.
- 3 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, subjekte “biznes i vogël”.
- 4 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 1 tjetër nuk mbante pajisjen fiskale në gjendje pune.
- 13 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.