DPT: Çertifikata elektronike, test për “Fiskalizimin” në portalin E-ALBANIA/ Hapat se si duhet aplikuar
Ndërsa vijon konsultimi publik mbi projektligjin ““Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, me grupet e interesit, në nivel qendror dhe rajonal, të gjitha subjektet private në fushën e IT të interesuara për zhvillime aplikacioni software në kuadër të projektit të Fiskalizimit, tashmë mund të aplikojnë online për çertifikatë elektronike test në portalin e-Albania.
Çertifikata elektronike test mundësohet pa asnjë kosto, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të ketë vlefshmëri deri më datë 31 Dhjetor 2019. Aplikimi për këtë çertifikatë, ndjek hapa shumë të thjeshtë dhe realizohet brenda një kohe të shkurtër jo më shumë se dy ditore.
Ju nevojitet vetëm NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania dhe zgjidhni shërbimin “Aplikim për Certifikatë Elektronike Test”. Pasi ndiqni hapat e treguar, Çertifikata Elektronike Test do t’ju dërgohet në adresën e email-it që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.