DPT: Mbi 25 mijë tatimpagues të informuar mbi ndryshimet, ulet barra fiskale

Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se vitet e fundit ndryshimet tatimore kanë ulur barrën fiskale për tatimpaguesit dhe janë orientuar nga objektivat e qeverisë për të stimuluar sektorët prioritarë të ekonomisë apo kategori të caktuara biznesi.
Gjatë një takimi të zhvilluar me bizneset në kryeqytet, diskutuar mbi planin kombëtar të komunikimit për informimin e publikut dhe prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, në kuadër të Paketës Fiskale 2019, Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi dhe një mesazh për të gjithë të pranishmit.Haxhi theksoi faktin se deri më tani në rang kombëtar janë informuar më shumë se 25 mijë tatimpagues, nëpërmjet disa kanaleve të ndryshime të komunikimit, dhe se synimi kryesor është që tatimpaguesit të jenë në dijeni të kuadrit ligjor dhe të mos ketë përmbushje të detyrimeve tatimore për shkak të mos informimit.
Sipas njoftimit Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri po punohet për uljen e shumës së rimbursimit të TVSH dhe në muajt e ardhshëm kjo do të jetë një ndër prioritetet e administratës tatimore.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në fund të vitit të kaluar, hartoi dhe miratoi një plan kombëtar komunikimi me qëllim informimin e publikut dhe prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019. Me anë të këtij plani u synua informimi i tatimpaguesve të çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor, të cilat hynë në fuqi në datë 1 janar 2019.
Sipas njoftimit të DPT si rezultat i zbatimit të këtij plani komunikimi u arrit që :Për periudhën 15 janar – 28 shkurt të informohen gjatë takimeve në 14 Drejtoritë Rajonale Tatimore 877 konsulentë fiskalë, ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë 12,843 tatimpagues në rang vendi.Për periudhën 1 shkurt – 15 mars të informohen në terren nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve në 14 DRT në total 15,508 tatimpagues me një shkallë realizimi 122% krahasuar me targetin e caktuar.
DRT Tirana shënoi numrin më të madh të tatimpaguesve të informuar në terren me 2,520 dhe me një shkallë realizimi në 114%, e ndjekur nga DRT Durrës me 1,500 tatimpagues të informuar ose me një shkallë realizimi në masën 174%, DRT Shkodër me 1,350 tatimpagues të informuar me një shkallë realizimi 125% dhe duke vijuar me DRT Fier, DRT Vlorë DRT Gjirokastër, secila me nga 1,080 tatimpagues të informuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.