DPT njofton individët që kanë siguruar të ardhura jashtë Shqipërisë – 30 Qershori afati i fundit për deklarimin e të ardhurave

Nëpërmjet një njoftimi në faqen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë në dijeni individët, të cilët kanë realizuar të ardhura jashtë Shqipërisë dhe janë subjekt I DIVA 2020, duhet të raportojnë pranë DPT të ardhurat bruto dhe tatimin e paguar për to, brenda datës 30 Qershor 2021.
Në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, DPT do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.
Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.
Deklarimi në mënyrë të saktë dhe korrekte shmang penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.