DPT njofton mbi afatin e fundit për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura elektronike me platformën Self-Care
Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që kryejnë transaksione pa para në dorë me organet publike mund të lëshojnë dhe fiskalizojnë fatura elektronike për këto transaksione nëpërmjet Self-Care, deri në datën 30 qershor 2021.
Sipas njoftimit këta tatimpagues duhet të fillojnë përdorimin e zgjidhjeve softuerike të certifikuara para ose maksimalisht në datën 30 Qershor 2021.
DPT njofton se platforma Self-Care do të vazhdojë të përdoret falas nga tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Tatimpaguesi duhet të jetë i regjistruar si person fizik i vetëpunësuar i vetëm
- Të ushtrojë aktivitetin vetëm në 1 adresë biznesi.
- Nuk duhet të jetë me përgjegjësinë tatimore TVSH.
- Duhet të jetë i regjistruar për tatim të thjeshtësuar mbi fitimin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.