DPT publikon të dhënat periodike pёr “Rimbursimin e TVSH dhe Stokut” – Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, janë rimbursuar gjithsej 3,35 miliard lekë
DPT ka publikuar tё dhёnat periodike pёr “Rimbursimin e TVSH dhe Stokut” pёr tremujorin e katёrt tё vitit 2021.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, janë rimbursuar gjithsej 3,35 miliard lekë. Gjatë këtij tremujori, rreth 0,86 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numëri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qënë në total 286 me vlerë rreth 2,49 miliard lekë.
Gjatë tremujorit të katërt të 2021, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 388 kërkësa për rimbursim (nga 393 që ishin ne tremujorin e katërt 2020) me vlerë rreth 5,366 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 289 kërkesa me vlerë rreth 4,057 miliard lekë dhe 99 kërkesa me vlerë rreth 1,309 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Në fund të tremujorit të katërt të 2021, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 0,48 miliard lekë, duke shënuar një rënie me 95 % krahasuar me stokun në fund të tremujorit të katërt 2020.
Administrata Tatimore ka njoftuar se i qëndroi objektivit që kishte në fillim të vitit 2021 duke çuar drejt zeros stokun e rimbursimit të TVSH-së në mbyllje të vitit 2021. Gjithashtu, kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha në afat duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.