DPT: Rimbursimi i TVSH-së, dokumentet që duhet të paraqesin tatimpaguesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet një njoftimi kujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët paraqesin kërkesën për rimbursim të TVSH-së pranë DPT, njëkohësisht me kërkesën për rimbursim, duhet të depozitojnë pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në DPT, vërtetimin origjinal nga banka e nivelit të dytë të numrit të llogarisë në lekë (IBAN), të biznesit në të cilën do të kryhet kalimi i shumës për rimbursim.
“Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga:
- Tatimpaguesit që paraqesin për herë të parë kërkesë për rimbursim të TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe,
- Tatimpaguesit që kërkojnë kalimin e shumës në një llogari të re, të ndryshme nga ajo ku kanë kaluar rimbursimet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e DPT-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.