DPT sportel dedikuar bizneseve për t’u njohur me procedurat, në një javë u drejtuan 60 subjekte
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hapur një sportel të dedikuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë subjekteve që regjistrohen rishtaz, që të njihen me procedurat dhe detyrimet e tyre tatimore.
Vetëm gjatë një jave këtij sporteli ju drejtuan rreth 60 subjekte, ndaj dhe ky projekt fillestar, në të ardhmen do të shtrihet edhe në zyrat e tjera të Qendrës Kombëtare të Biznesit në rrethe.
Sporteli ndodhet në zyrat qendrore të Qendrës Kombëtare të Biznesit në Tiranë, ku të çdo subjekt mund të marri informacion direkt, manuale dhe udhëzues të deklarimit si dhe broshura të tjera informuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.