DPT sqaron: Ja faturat që mund të përdoren nga tatimpaguesit e sektorit të shërbimeve bar, restorant dhe hotel
DPT kërkon të sqarojë të gjithë tatimpaguesit që kryejnë aktivitet në sektorin e shërbimeve bar, restorant, hotel, agroturizëm, etj., se mund të përdorin “faturat tatimore Porosi” dhe “faturat tatimore Përmbledhëse”.
Sipas njoftimit lëshimi dhe fiskalizimi i faturës së porosisë duhet të bëhet në të njëjtin moment me furnizimin e porosisë për klientin dhe në momentin e largimit të klientit, moment në të cilin kryhet edhe pagesa, tatimpaguesi duhet t’i lëshojë klientit një faturë përmbledhëse dhe ta fiskalizojë atë. Linku i plotë këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.