DPT takim me FMN – Në fokus ecuria e të ardhurave dhe reformave
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri ka mbajtur një takim me përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga znj. Svetlana Cerovic dhe znj. Armine Khachatryan.
Takimi kishte në fokus realizimin e të ardhurave nga Administrata Tatimore, si dhe pritshmëritë për pjesën e mbetur të vitit 2018. Reformat që po ndërmerren nga Administrata Tatimore u vlerësuan pozitivisht dhe vëmendje ju kushtua edhe fushatës anti informalitet që po zbatohet aktualisht.
Ekspertë të FMN-së janë duke asistuar në Administratën Tatimore për të përmirësuar cilësinë e kontrolleve, si dhe për rritjen profesionale të burimeve njerëzore.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.