Dr. Fauci: Koronavirusi është tani më infektiv se kurrë më parë!

Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA tha se vendi nuk po shkon në rrugën e duhur kur bëhet fjalë për kontrollin e pandemisë së koronavirus.
“Unë mendoj se është shumë e qartë se ne nuk po shkojmë në drejtimin e duhur,” tha ai në një intervistë për JAMA.
Kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Fauci gjithashtu tha se hulumtimet sugjerojnë se virusi tani është më infektiv sesa ishte më parë, por jo domosdoshmërisht i bën njerëzit më të sëmurë.
Të premten, SHBA raportoi 51.842 raste të reja, duke e bërë atë ditën e tretë radhazi që vendi raportoi më shumë se 50,000 infeksione të reja në ditë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.