Drafti i samitit: BE dhe SHBA do t’i japin fund tarifave tregtare. Bëjnë thirrje për studim të ri mbi origjinën e COVID-19
Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara janë vendosur të angazhohen për heqjen e tarifave të çelikut përpara 1 Dhjetorit 2021 dhe për të shmangur çdo mosmarrëveshje të mëtejshme tregtare transatlantike, sipas një draft deklarate të përgatitur për një samit të 15 qershorit në Bruksel.
Drafti, i parë nga Reuters dhe i cili do të diskutohet nga ambasadorët e BE të Mërkurën, angazhohet gjithashtu për t’i dhënë fund një grindjeje të gjatë mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve përpara 11 korrikut.
Të dy palët do të bien dakord të bashkëpunojnë në përballjen me politikën e rritjes ekonomike, politike dhe ushtarake të Kinës dhe gjithashtu bëjnë thirrje për një studim të ri mbi origjinën e pandemisë COVID-19, zbuluar së pari në Kinë.
“Ne bëjmë thirrje për përparim në një studim transparent, të bazuar në prova … mbi origjinën e COVID-19, që është i lirë nga ndërhyrjet,” thotë drafti.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.