Draghi si Lagarde: Ekonomia globale në vrull, por ka rreziqe
“Rritja ekonomike globale dhe sidomos tregtia duket se po rifitojnë forcën, por rreziqet për Eurozonën vijojnë të jenë të pranishme, kështu që politikat lehtësuese monetare mbeten ende një nevojë”, deklaroi kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.
Fjalët e Draghit vijnë pas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e ekonomisë globale, ku fondi theksonte një përmirësim të projeksioneve dhe se, ekonomia globale për të parën herë në 6 vite, po rimerr vrull, dhe se nga ana tjetër ka rreziqe që e kërcënojnë këtë rimëkëmbje.
Numri një i Bankës Qendrore Europiane ndërkohë, u shpreh se, pavarësisht faktit se rreziku i deflacionit tashmë është zhdukur tërësisht, inflacioni nuk po jep sinjale bindëse.
“Ka shenja që sinjalizojnë se rimëkëmbja ekonomike po shtrihet në të gjitha vendet dhe në të gjithë sektorët e Eurozonës”, deklaroi Mario Draghi, duke shtuar se; “Ka gjithashtu shenja të një panorame më të ndriçuar globale dhe rritje të tregtisë në planet”.
Sipas tij, gjatë muajve në vijim, norma e inflacionit do të vijojë të luhatet pranë niveleve të muajit Mars, në rreth 1.5%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.