Drejt jugut pa kaluar nga qyteti i Vlorës – Balluku informon mbi situatën aktuale të punimeve
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë vizitës së saj në bypass-in e Vlorës bën me dije se aktualisht po punohet ditë-natë, për t’i dhënë dorën e fundit këtij segmenti, një javë para hapjes së tij për qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit ky aks do të lehtësojë lëvizjen drejt bregdetit të jugut duke shërbyer si një alternativë më shumë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
“Të vendosur për t’i çuar deri në fund këto projekte kaq të rëndësishme për të gjithë qytetarët”, shkruan Balluku.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.