Drejtësia, vlera e detyrimeve të prapambetura – Borxhet nga vendimet gjyqësore të papaguara 3 mln euro

Detyrimet e prapambetura nga vendimet gjyqësore të papaguara janë kthyer në një barrë të rëndë financiare për Ministrinë e Drejtësisë.
Gjatë një raportimi në Kuvend, ministrja Etilda Gjonaj tha se total i tyre shkon në rreth 3 milionë euro.
“Problematikat që janë hasur në ministrinë e Drejtësisë dhe në institucionet e varësisë kanë qenë shqetësuese, sidomos për sa i përket debive të mëdha që janë gjetur në gjendjen financiare për adresimin e borxheve të trashëguara ndaj të tretëve, në të gjitha shërbimet dhe sektorët. Ato kapin një vlerë jo të vogël që është mbi 382 mln lekë. Kryesisht ka të bëjë me moszbatim të vendimeve gjyqësore dhe njëkohësisht për sa i përket shërbimeve kontraktore, palë të treta të cilat nuk janë shlyer deri tani”, tha Gjonaj.
Barrë shumë më e rëndë për buxhetin janë çështjet e shtetit shqiptar kundër subjekteve privatë në arbitrazhet ndërkombëtar, total i të cilave nuk është bërë ende publik nga ana e qeverisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.