Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave – Në diskutim procesi i Fiskalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka mbajtur një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Spiro Brumbulli, për ecurinë e mëtejshme të procesit të Fiskalizimit.
Në takimin e zhvilluar në ambientet e Administratës Tatimore, ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha Bankat në Shqipëri, si dhe drejtues të DPT-së.
DPT bën me dije se është e gatshme për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm dhe stabël, si dhe për raportimin e çdo problematike nga Bankat lidhur me ecurinë e këtij procesi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.