Drejtori i ri/ Aviacioni Civil, Shqipëria bie dakord me Kosovën për shkëmbim eksperiencash!
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, ka pritur në një takim drejtorin e ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës Eset Berisha.
Referuar njoftimit zyrtar, Keri i uroj suksese zotit Berisha për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme. Më tej dy zyrtarët diskutuan për sfidat e përbashkëta që kanë autoritetet respektive dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Një mundësi bashkëpunimi që palët ranë dakort se duhet të jetë më intensive është shkëmbimi i eksperiencave në disa fusha të aviacionit. Drejtori Berisha kërkoi që në të ardhmen punonjës së AAC-së së Kosovës, të marrin pjesë në aktivitetet e shumta që Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, zhvillon në bashkëpunim me organizatat partnere ndërkombëtare, për të cilat ka marrë edhe vlerësime të larta” shkruhet në njoftim.
Keri dhe Berisha u angazhuan për vijimin e takimeve periodike mes 2 autoriteteve të kuadër edhe të ECAA, si dhe mundësin e përmirësimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy autoriteteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.