Drejtoria e Apelimit Tatimor, Financat: Data e marrjes së ankimimeve do të quhet data e nisjes së punës
Periudha e tranzicionit të Drejtorisë së Apelimit Tatimor nga Drejtoria e Tatimeve në kompetencë të Ministrisë së Financave ka krijuar sipas biznesit një ngërç, ku kërkesat e të cilit nuk janë marrë në shqyrtim prej fillimit të vitit.
Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Financave ka vendosur që data e marrjes së ankimimeve, të paraqitura pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor ose Komisionit do të quhet data në të cilën kjo Drejtori ka nisur ushtrimin e funksioneve pranë kësaj Ministrie.
Në këtë mënyrë, për ankimimet e dorëzuara nga data 1 Janar 2017, deri në 21 Prill 2017, afati prej 60 ditësh për marrjen e një vendimi nga kjo Drejtori ose nga Komisioni, fillon nga dita kur kjo Drejtori ka nisur punën.
Evitohet kështu nisja e proceseve gjyqësore nga tatimpaguesit, për periudhën e boshllëkut të krijuar nga struktura e Drejtorisë së Apelimit Tatimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.