Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj takim informues – Në fokus, ndryshimet e Paketës Fiskale 2019
Ndryshimet e legjislacionit tatimor në kuadër të Paketës Fiskale 2019 kanë qenë edhe fokusi takimit të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj. Në këtë takim informuarës morën pjesë rreth 360 konsulentë fiskalë, ekonomistë dhe ekspertë kontabël që përfaqësojnë edhe shumicën e tatimpaguesve të mëdhenj.
E pranishme në takim, Drejtoresha e DTM, Enkeleida Pika ftoi të gjithë përfaqësuesit e tatimpaguesve të mëdhenj që të përdorin të gjitha instrumentet e vëna në dispozicion nga Administrata Tatimore për t’u njohur me të gjitha ndryshimet tatimore për zbatimin sa më korrekt të tyre.
Ndërkohë, Administrata Tatimore do të njohë në vijimësi tatimpaguesit në mënyrë më të detajuar me ndryshimet në udhëzime që kanë hyrë tashmë në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.