Drejtoria e Transportit Rrugor në rikonstruksion – Transferohen zyrat
Drejtoria e Transportit Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të shpërngulë zyrat për shkak të rikonstruksioneve që po kryhen.
Sipas njoftimit, Tirana Business Park TBP do jetë për 24 muajt e ardhshëm qendra ku një pjesë e stafit të DPSHTRR dhe TaskForca e Transportit Rrugor do vendosen, në ambiente me kushte mjaft të mira pune.
Gjithashtu, DPSHTRR selia qendër në Tiranë do vijojë të ofrojë shërbime që i duhen qytetarit/subjekteve ndërsa do kryhen edhe sistemime e punime sigurie dhe riorganizim i ambienteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.