Drejtuesit e spitaleve – Aplikantët, konkurs me shkrim. 75 konkurrentë për 16 spitale

Është zhvilluar këtë të premte konkursi me shkrim i 75 konkurrentëve për drejtues të 16 spitaleve universitare në vend, 5 vetëm në Tiranë. Pas vizitës në këtë testim të aspirantëve për drejtues të spitaleve, ministrja Ogerta Manastiriu, nëpërmjet një deklarate për mediat, garantoi se ky është një proces transparent dhe se teza është hartuar nga ekspertë të fushës që garanton cilësinë.
“Kandidatët po testohen sot nëpërmjet testimit me shkrim për njohuritë e tyre në fushën e legjislacionit dhe janë hartuar me ekspertë të fushës dhe asistuar nga ekspertë të cilët merren me këto procedura të testimeve me shkrim për nëpunësit dhe nivelin e drejtuesve. Është hera e parë që ndodh në Ministrinë e Shëndetësisë, emërimi në bazë të një procesi transparent mbi baza meritokracie për drejtuesit e shëndetësisë”, u shpreh Manastirliu.
Rreth 82 aplikantë aplikuan në fazën e parë dhe vetëm 75 prej tyre kaluan në fazën e dytë. Pas kësaj faze, në datat 1 deri në 3 nëntor, do të zhvillohet testimi me gojë dhe pas përfundimit të fazës së tretë do të shpallen edhe 16 drejtuesit e rinj të spitaleve.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.