Drejtuesit europianë u bëjnë thirrje qytetarëve: Shmangni ‘tundimin’ e motit me diell gjatë fundjavës!
Një periudhë e motit të ngrohtë dhe me diell do të ndihet në të gjitha pjesët e Europës këtë fundjavë, por drejtuesit europianë vazhdojnë të përsërisin paralajmërimet se kjo nuk duhet të qetësojë masat e distancës sociale.
Në Londër, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson – i cili është I infetkuar edhe vetë me COVID-19 – u bëri thirrje britanikëve që të shmangin “tundimin” e shfrytëzimit të diellit të pranverës. Ai tha: “Unë mendoj se shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë se kjo po ndodh për një kohë mjaft të gjatë tashmë dhe do të ishte më mirë do të ishit jashtë në të ngrohtë. “Dhe, veçanërisht nëse keni fëmijë në shtëpi, të gjithë mund të jeni stresuar shumë gjatë kësaj kohe. “Mund tiu vijë tundimi për të dalë dhe për të thyer këashtu rregullat e vendosura”. Unë thjesht ju bëj thirrje që të mos ta bëni.”
Një mesazh nga llogaria e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar në Twitter ishte më e drejtpërdrejtë në qasjen e tij me mesazhin: “Mos u takoni me shokë. Dalja në parqe mund tiu vrasë”.
Ndërkohë, Ministri Francez i Brendshëm, Christophe Castaner lëshoi një paralajmërim të ngjashëm të ashpër për atë që është “me rrezik” gjatë fundjavës. Në një mesazh video në Twitter, ai tha: “Asnjë lëshim nuk lejohet. Jetët janë në rrezik. “Sot, sonte, gjatë gjithë fundjavës, kontrollet organizohen nga policia dhe xhandarmëria në të gjithë vendin: në vendet e pushimeve, në vendet publike dhe kudo që të jetë e nevojshme.”
Kjo vjen pikërisht pasi kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha të Premten se ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 tani ishte “tashmë akoma dhe më e keqe se kriza globale financiare”. Duke folur gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), Drejtori Menaxhues i FMN, Kristalina Georgieva tha se organizata ishte e gatshme të përdorë “gjoksin e saj të luftës prej një trilion dollarë” për të ndihmuar më të prekurit – duke shtuar se pandemia ishte “një krizë si Asnjë tjetër“.(Euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.