“Dritë jeshile” për rivlerësimin e legalizimeve – Eksperti Gjergj Begaj: Ulje tatim-fitimi deri 13% për familjet, afati deri më 31 dhjetor
Procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme mund t’u nënshtrohen edhe ndërtimet e legalizuara. Eksperti I pasurive të paluajtshme Gjergj Begaj thotë se shumë familje që janë bashkëpronarë në të njëjtat godina kanë interes për t’i rivlerësuar, pasi do të paguanin vetëm 3% të tatim-fitimit nëse ua kalojnë të afërmve apo vendosin t’i shesin.
Sipas ekspertit, e kana bërë tashmë këtë veprim një numër i madh familjesh që e kanë këtë informacion, ndërkohë që është shumë i madh numri i atyre që mund të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale.
Procesi I rivlerësimit është shtyre disa herë këtë vit kryesisht për shkak të Pandemisë, ndërkohë që afati I fundi është 31 dhjetori i këtij viti.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.