Dronët ‘anti-Covid’ / Gjejnë në turma kush teshtin apo kollitet – Foto
Kompania kanadeze e droneve Draganfly njoftoi një bashkëpunim për “dronet pandemike” me Departamentin Australian të Mbrojtjes dhe Universitetin e Australisë së Jugut
Robotë dhe drona janë duke u përdorur në të gjithë botën për të luftuar COVID-19, sëmundjen e koronavirusit, nga marrja e temperaturës deri tek përgatitja e vakteve dhe pastrimi i sipërfaqeve ku virusi mund të jetojë.
Në videot e dërguara tek Business Insider, dronët përdorin sistemet e vizionit kompjuterik për të monitoruar temperaturat dhe ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes të njerëzve nga lart dhe veçojnë automatikisht personat që teshtijnë ose kolliten.
Dronët janë të pajisur me kamera dhe sensorë me aftësi të posaçme të monitorimit të shëndetit dhe mund të mbledhë informacione rreth rrahjeve të zemrës, temperaturës dhe kushteve të frymëmarrjes. Kjo teknologji gjithashtu mund të zbulojë kur dikush është duke kollitur, simptomë e COVID-19. Dronet kontrollohen në distancë nga operatorët. Projekti ka një buxhet fillestar prej 1.5 milion dollarë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.