Dronët që mund të mbjellin 100 000 pemë në ditë – Metoda më e re për të parandaluar shpyllëzimin

Shpyllëzimi është një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Mbjellja e pemëve është një proces i ngadaltë dhe për më tepër shumë i shtrenjtë, ndaj gjetja e një metode më të shpejtë po shihet tashmë si një domosdoshmëri. Një mënyrë e re e prezantuar së fundmi është edhe ajo përmes dronëve.
Për shembull, një dron mund të mbjellë deri në 100 000 pemë në ditë. BioCarbon Engineering, një kompani me bazë në Britani mbështetur nga prodhuesi i dronëve ‘Parrot’, ka ardhur me një metodë që mbjell pemë shumë shpejt dhe për më tepër me më pak kosto. Po ashtu, ato mund të mbjellin pemë edhe në zonat të cilat janë të vështira.
Fillimisht droni skanon topografinë për të krijuar një hartë 3D. Pastaj modeli më i efektshëm i mbjelljes për atë zonë llogaritet duke përdorur algoritme. Kështu, sipas përllogaritjeve, një dron i mbushur me fara mund të mbjellë rreth 100 000 në ditë.
Në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Norvegjia deklaroi se do të alokojë një fond prej 400 milionë dollarësh për të nisur investimet për pyllëzimin e vendeve që po punojnë për të reduktuar degradimin e pyjeve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.