“Dropbox” debuton në bursë – Aksionet rriten me 35% në ditën e parë

“Dropbox” ka dalë publikisht, duke u kuotuar në bursë. Në ditën e parë, kompania e mbylli sesionit me një rritje të aksioneve me plot 35%, në $28.42. investitoët u dyndën për të blerë aksione në atë që të është oferta fillestare publike më e madhe në më shumë se 1 vit.
Me çmimin e hapjes, vlera e kapitalzimit në treg të kompanisë që operon në sektorin e ruajtjes së të dhënave në rrjet, fiksohej në $12.67 mld, bindshëm mbi nivelin e $10 mld që vlerësohej përpara hyrjes në bursë. Dita e parë suksesshme erdhi pavarësisht dobësisë në tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë në fundjavë, rrjedhojë e luftës së re tregtare. ‘S&P 500’ dhe ‘Nasdaq’ humbën 1.8 dhe 2.4% respektivisht.
Hyrja e Dropbox në bursë ndërkohë i dha fund një periudhe të tejzgjatur thatësire në tregun e emrave të mëdhenj të teknologjisë. E fundit që e bënte diçka të tillë ishte snapchat Marsin e kaluar, dhe sot kompania tregtohet 4% nën nivelin e aksesit të parë në bursë. Në datën 3 prill ndërkohë gjigandi i muzikës në rrjet, Spotify ka deklaruar se do të bëjë hyrjen e parë, me një vlerësim fillestar prej 19 mld dollarësh.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.